Monika Kryemadhi: Mos ta shikojmë politikën si një moment që vjen iu merr votën dhe largohet, por si investim te fëmijët e tyre dhe te e ardhmja

139
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim me një familje, në zonën e Cakranit në qytetin e Fierit, nga ku tha se politika nuk duhet parë si një moment që vjen ditën e zgjedhjeve që iu merr votën dhe largohet, por duhet parë si investim për fëmijet dhe të ardhmen e popullit.

Pjesë nga takimi: 

Edhe 62 ditë na kanë ngelur nga dita e zgjedhjeve, ne zonën e Fierit dhe gjithë qarkun Fierit e shikojmë si një zonë e cila meriton shumë më shumë se çka marrë dhe për shumë arsye edhe shumë studentë që janë nga zona e Fierit janë studentët më të mirë por asnjëri prej tyre nuk e kthen më kokën pas. Për shkak të mungesës së punësimit.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës, ambientit për ta zhvilluar. Janë dhe shumë të rinj dhe të reja të cilët largohen dhe nuk kthehen më. Disa ikin në emigracion. Disa ikin në qytetet të tjera sepse e shohin të pamundur. Por kur sheh këtë parajsë të mrekullueshme qoftë në bujqësi, qoftë në pasuritë e veta nëntokësore që ka është me të vërtetë shumë keq dhe mendojmë që së bashku me Kejdin por edhe me Benin që do të jetë dhe Beni kandidat në listën për deputet ne duhet të krijojmë një hapësirë komplet ndryshe për të gjithë qytetarët.

Dhe Kejdi është si gocë e shtëpisë këtu por mendoj që duhet rikthyer besimi i njerëzve tek politika. Mos ta shikojmë politikën si një moment që vjen ditën e zgjedhjeve iu merr votën dhe largohet por ta shikojnë politikën si investim te fëmijët e tyre te e ardhmja.