Merr flakë shtëpia në Gjirokastër

29
Sigal

Shtëpia e një banoreje tek Kodra e Shtufit, në Gjirokastër, është djegur pas një pakujdesie të vetë zonjës.

Sipas mediave, Dete Osmani ka thënë se ajo ishte duke u ngrohur me gaz, dhe sipër kishte hedhur një si çarçaf.

Më pas ajo ishte çuar për të hapur derën, dhe mbulesa ka marrë flakë të cilat janë përhapur duke djegur të gjithë shtëpinë.

“Po ngrohesha në petrogaz dhe kisha hedhur një si çarçaf, u ngrita që të hapja derën. Ka rënë atje, mbi petrogaz,” u shpreh ajo.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht gruaja nuk ka pësuar lëndime