Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra dhe magnituda

267
Sigal

Mëngjesin e sotëm dy tërmete kanë goditur vendin tonë.

Sipas EMSC, lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 04:39.

Ky tërmet ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës rihter dhe është ndjerë në disa zona. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësi.

Thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë 2 kilometra.

Ndërkohë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një tjetër tërmet. Sipas EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 21 km në Jug-perëndim të Tepelenës. Lëkundja sizmike ka qenë 3.4 e shkallës rihter.

Fatmirësisht nga të dy tërmetet nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.