VIDEO/ Surprizë për Mbape, një fëmijë i shpëton sigurisë për të takuar idhullin e tij

389
Sigal

Mbrëmja e djeshme ishte nga ato të zakonshmet për PSG. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin 4-1, falë golave të yjeve si Nejmar, Ikardi dhe Mbape. Por, për Mbape mbrëmja dhuroi surpriza.

Sulmuesi realizoi dy gola për të festuar më së miri datëlindjen e një dite më parë, ndërsa në minutën e 90 u befasua kur një fëmijë i shpëtoi sigurisë dhe iu afrua me vrap për ta përqafuar.

Ylli i Parisit e priti ngrohtë fansin e tij special teksa e përqafoi fëmijën që i gjendur pranë idhullit të tij nuk mundi t’i mbante lotët.

Mbape u kujdes ta përcillte deri jashtë fushës, ndërsa fansi i vogël kishte ardhur i përgatitur. Poshtë, xhupit nxori bllokun dhe një stilolaps për të marrë firmën e Mbape.

Një natë e cila nuk do harrohet nga fëmija që mori duartrokitjet e stadiumit dhe takoi nga afër lojtarin e preferuar.