VIDEO/ Spektakël në ‘Loro Boriçi’, Kukësi fiton me përmbysje me Partizanin

265
Sigal

Kukësi rigjen fitoren në Abissnet Superiore pas dy javësh, duke marrë 3 pikë tepër të rëndësishme pas triumfit 2-1 me përmbysje kundër Partizanit.

“Demat” kaluan në avantazh në minutën e 11-të. Emiliano Musta ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe festë në kampin e kuq.

Partizani vazhdoi të shfaqej i rrezikshëm në pjesën e parë, por Tedi Cara ishte në ditë jo dhe nuk ia doli të mposhtë portierin Tafas, ndërkohë që Kukësi rrezikoi me një gjuajtje të kapitenit Taipi.

Pjesa e dytë nisi me rastin e Feijaos, teksa tentoi edhe Edison Ndreca.

Ekipi kryeqytetas iu afrua golit të dytë, por Tedi Cara ishte në një mbrëmje jo të mirë.

Minuta e 66-të solli ndryshimin e ndeshjes. Autogol qesharak i Emiliano Mustës dhe djemtë e Longos morën zemër.

Kukësi gjeti golin e fitores katër minuta më vonë. Kombinim i bukur i Feijaos dhe Gjelbrim Taipit, me kapitenin e Kukësi që realizoi një eurogol.

Vendasit menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe tani janë ngjitur në kuotën e 27 pikëve, që barazon përkohësisht Tiranën në krye (bardheblutë presin Teutën në “Air Albania”, 19:45).