Ervin Skela, futbollisti i momenteve të veçanta

943
Sigal

Gazeta gjermane “Freie Presse”: “Menaxheri i hoqi nga duart 1.2 milionë euro në sezon”

Ervin Skela, një nga futbollistët më të mirë shqiptarë të dy dekadave të fundit dhe një prej legjionarëve më të spikatur në arenën ndërkombëtare, vazhdon të kujtohet me një respekt të veçantë, sidomos në Gjermani, atje dhe ku “regjisori” vlonjat shpenzoi edhe vitet më të shumta të karrierës së tij, përveç Shqipërisë dhe Italisë. Është pikërisht gazeta e njohur gjermane, “Freie Presse”, ajo që i kushtoi fantazistit kuqezi një portret të ngrohtë, në një speciale të gjatë të saj. Ja dhe shkrimi i botuar në gazetën gjermane.

 “Ervin Skela do ta kujtojë gjatë 26 majin e vitit 2000. Kjo datë është në tërë kuptim e saj një nga momentet më të veçanta jëtën e tij si futbollist. Mesfushori shqiptar mbante në atë kohë fanellën e Hemnicer FC. “Die Himmelblauen” (bardhekaltërit) zhvilluan një sezon të mirë pas ngjitjes së tyre në Bundesligën 2. Para ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Tenis Borusia Berlin ishte formacioni i Kristof Fankes ende në rrezikun e rënies. Një fitore i shpëtonte, për të mos parë më se çfarë mund të bënin ekipet e vendeve më poshtë. Dhe ajo erdhi në minutën e 14-të. Ulf Mehlorn u zhvendos në anën e majtë, krosoi në qendër, ku qëndronin shumë lojtarë shtatlartë të mbrojtjes së berlinezëve. Por, topi mbërriti në kokën e lojtarit më shtatshkurtër në fushë: Ervin Skelës. Edhe pse ai ishte vetëm 1.73 metra i gjatë, ishte ai që shënoi golin e rezultatit 1-0. Me këtë rezultat ai ngriti peshë 12 600 shikuesit. Liga e Dytë ishte e garantuar për Hemnicer. “Ky gol nuk është i vetmi që, unë kam shënuar me kokë gjatë karrierës sime. Unë kam shënuar gjithsej tre të tillë në atë mënyrë”, – tregon Skela, i pranishëm në turneun “Rande des Shemnicer Oldie-Masters”, për futbollin e sallës, i cili me ekipin e tij Hemnicer FC zuri vendin e dytë.

 “Faleminderit trajneri Franke!”

Edhe pse ai ishte një driblues i fuqishëm dhe luajti vetëm një gjysmëviti për bardhekaltërit (Hemnic), ajo kohë e bukur është gdhendur fort në kujtesën e tij. “Unë duhet të falënderoj shumë trajnerin e atëhershëm Kristof Franke. Ai më mori nga (Erzegebirge) Aue dhe më ofroi shansin që, të luaja në Ligën e Dytë”, – tha Skela. Statistikat tregojnë se, ai nëj kohë relativisht të shkurtër shënoi 11 gola për Chemintzin. Kur ai u rikthehet kujtimeve të ekipit të sezonit 1999-2000, lojtari i cili ka luajtur 75 herë me Kombëtaren shqiptare, bëhet gjithmonë i ndjeshëm. “Ne ishim një grup i mrekullueshëm. Unë edhe sot kam kontakte me disa lojtarë, të tillë si Torsten Biterman dhe Tomas Laudelej”, – tha Skela. Në lidhje me rënien e Hemnicit në vjeshtën e vitit 2000, me një formacion të përzierë, 36-vjeçari (Skela) nuk dëshiron të humbasë asnjë fjalë të madhe. “Tashmë është një kohë e gjatë”, veçon Skela, i cili në merkaton dimërore të asaj kohe u transferua te Manhajmi. Në atë moment “bardhekaltërit” kishin vetëm nëntë pikë në llogarinë e tyre dhe rënie praktikisht kishte ndodhur.

 “Emocionet nuk mbarojnë kurrë”

 Për Ervin Skelën momentet e veçanta në futboll nuk mbarojnë kurrë. Thuajse, në të njëjtën ditë, tre vjet pas finales tërheqëse në të fundsezonit në Heminc, më 25 maj 2003, do të luhej një tjetër finale për ngjitjen. “Një ndeshje e atillë vjen një herë në 100 vjet”, tha shqiptari në lidhje me ndeshjen e fundit të atij sezoni në Bundesligën 2. Ai luante ndërkaq për Frankfurter Ajntraht, që luftonte në distancë për ngjitjen në Ligën e parë. Të dyja skuadrat kishin pikë të njëjta dhe kishin gjithashtu të njëjtën diferencë golash. Mainci luante në Braunshvajg dhe fitoi 4-1. “Ne kishim një ndeshje në shtëpi kundër Rojtlingenit. Deri shtatë minuta përpara përfundimit të ndeshjes rezultati ishte 3-3”, – tregon Skela në lidhje me atë ndeshje, duke treguar edhe emocionet që përjetoi. Një gol e shënoi vetë ai. Dy të tjerë, në të 83’ dhe 90’, i përgatiti ai. Rezultati ishte 5-3. Mungonte ende një gol. Dhe ai u plotësua përmes Aleksandër Shur në minutën e 93-të pas një goditjeje nga këndi. Frankfurti ishte pas dy vitesh mungesë sërish në dhomën e sipërme të futbollit gjerman. “Edhe sot më bëhet lëkura mornica-mornica, nëse unë e kujtoj atë ndeshje”, – thotë Skela.

 “Leverkuzeni mbeti një ëndërr”

 Ai përjetoi megjithatë gjithashtu situata të veçanta, të cilat nuk ishin të mira për të. Momenti i dhimbshëm i pranverës së vitit 2004, kur atij i iku shansi i jetës së tij. Mediat kishin raportuar asokohe, që Skela ishte përpara një transferimi nga Eintrahti i Frankfurtit për te Bajer Leverkuzeni. Si pagesë bëhej fjalë për 1.2 milionë euro në sezon. Skela do të ishte trullosur përpara kësaj shume. Por, kontrata nuk u zyrtarizua. Shqiptari bëri fajtor atëherë menaxherin e tij, por pa pasur dëshirë për të dhënë më shumë detaje. “Unë u ndava prej tij për këtë arsye”, sqaroi ish-futbollisti profesionist, i cili tani i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ervin Skela edhe tani është modest, një tip i qetë, ashtu si më shumë se dhjetë vjet më parë e kishin njohur tifozët e Hemnicerit. Skela e komentoi pjesëmarrjen tij në turneun “Oldie-Masters”: “Është një nder i madh për mua, që të ftohem për të marrë pjesë në këtë turne”. Ai nuk kishte qenë prej një kohë të gjatë në Hemnic. “Gjatë një shëtitje unë mbeta shumë i befasuar. Në qendër të qyteti ishte ndërtuar nga e para thuajse çdo gjë. Duket qartë, se qytet ka shumë potencial. Një stadium i ri do të bëhet”. Hemincerit ai i uron një ngjitje të shpejtë në Ligën e dytë, që ai t’i japë të tjera momente të veçanta, si ajo që ai përjetoi në atë 26 maj të vitit 2000.

  Menaxher futbolli në Gjermani

 Për momentin ai është angazhuar, të ndjekë talentet e rinj shqiptarë, me qëllimin për t’i sjellë në Gjermani. “Qëllimi im është që, të punoj si menaxher në futbollin gjerman. Tashmë e kam licencën”, – sqaroi 36-vjeçari.

Foto-Lajm

Ujkani: “Jam ‘OK’!”

Samir Ujkani është zyrtarisht portieri i ri i Kievos. Gardiani i Kombëtares shqiptare firmosi kontratën që, e lidh me deri në fund të sezonit me ish-skuadrën e Erjon Bogdanit. Ujkani do të luajë në fazën e dytë si i huazuar, por Kievo ka të drejtën e parablerjes me gjysmën e çmimit të kartonit. Ujkani luajti fazën e parë me Palermon, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Novarës. Samiri do të debutojë me fanellën e Kievos qysh në takimin e parë kundër Juventusit, kryesuesit të Serisë A, ndërsa sfidën kundër ish-ekipit të tij, Palermos do ta luajë më 16 shkurt.

Partizani, “mbreti” i merkatos së Kategorisë së Parë

Partizani është shndërruar në një kantier të vërtetë gjatë merkatos dimërore, teksa nga afati i mbylljes së saj kanë mbetur vetëm edhe 24 orë (31 janar 2013). Dyshja e re e aksionarëve, Lulzim Sallaku dhe Gazmend Demi, kanë afruar një skuadër të tërë, plot 12 futbollistë, nga porta në sulm: Adroviç, Enri Tafaj, Fatjon Tafaji, Elvis Prençi, Endri Lala, Bledar Devolli, Sokol Ishka, Erlis Frashëri, Enio Petro, Julian Maho, Mustafa Agastra, Fabio Gjonikaj. Në fazën e parë, trajneri i Partizanit ishte Nikolin Çoçlli, ndërsa tani të kuqtë do të drejtohen nga tekniku i mirënjohur Shpëtim Duro. Duro është rritur si futbollist në skuadrën e kuqe, madje ka qenë kampion dhe fitues Kupe, ndërkohë që si trajner ka fituar kampionatin me Skënderbeun (2010-2011), si dhe Kupën dhe Superkupën me Besën e Kavajës (2009-2010).

Në javën e parë të fazës së dytë, Partizani do të luajë kundër Adës, në Tiranë. Partizani do të ketë në portë në fazën e dytë, portierin serb, 29-vjeçarin Zlatan Adroviç, ndërkohë që në të parën kishte malazezin Nemenja Pavloviç. Vite më parë, “portën e kuqe” e kanë mbrojtur edhe një polak dhe një francez.

Në fazën e parë, në takimin e zhvilluar në Velipojë fitoi me rezultatin 1-0. Aktualisht, “demat” ndodhen në vendin e tretë me 27 pikë, dy më pak se Mamurrasi i vendit të dytë (29) dhe nëntë pikë më pak se Lushnja kryesuese (36).