VIDEO/ Nuk ka gola në “Niko Dovana”, Teuta “mbron” Europën

305
Sigal

U mbyll në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Partizani. Një barazim ky që iu shkon më shumë për shtat durrsakëve, të cilët kanë ruajtur diferencën në +4 pikë nga të kuqtë 2 javë nga fundi i kampionatit dhe duken shumë pranë Europës tashmë.

FT: TEUTA – PARTIZANI 0-0

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

83′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila në vendin e tij, Ildi Gruda.

81’ Në fushë për Partizanin futet Ferati, një nga lojtarët të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë, por që ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët për t’u kthyer.

71′ Partizani pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Solomon brenda zonës, por për gjyqtarin Xhaja gjithçka e rregullt.

70′ Zëvendësim te Partizani, largohet Braun, vendin e tij e zë Cara.

68′ Minuta të mira për Teutën që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Partizanit, por mungojnë rastet konkrete në portën e Hoxhës.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kapllani vendin e tij e zë Hebaj.

53′ Pranë golit Partizani, pas depërtimit të Bardhit brenda zonës, por nuk arrin as Braun as Solomon ta shtyjnë topin drejt rrjetës.

50′ Kallaku harkon në zonë për Lorenco Vilën, por ky i fundit vetëm sa e prek topin që shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

ARBËR ÇYRBJA: “Trashi është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Është një lojtar shumë i fortë, mundohem të jap maksimumin.

ENEO BITRI: Djali i ri Kodra po bën shumë mirë. Po jep maksimumin. Shpresoj që të vazhdojmë të japim më shumë në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41′ Dejvi Kapllani është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

40′ Provon edhe Kallaku me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, ndal në vështirësi portieri Alban Hoxha.

39′ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga pësimi i golit të parë. Pas harkimit të Todorovskit nga e djathta, për Kapllanin, i cili gjuan bukur me kokë, por ndalet nga gardiani i kuq.

33′ Kundërsulm vrastar i Partizanit. Braun fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës, provon Telushi, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

31′ Rast i rrezikshëm në portën e Partizanit, Braun largon topin në hyrje të zonës në këndore, futbollistët e Teutës prentedojnë për 11-metërsh. Nuk mendon kështu gjyqtari Xhaja.

28′ Emiljano Vila dëmtohet në shpatull, por për fat të mirë nuk ka probleme serioze dhe vijon lojën.

23′ Goditje dënimi për Teutën, harkon Kallaku, por topi largohet nga Trashi drejt sulmuesit Braun.

18′ Skuadrat tepër të kujdesshme në fushën e lojës, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

12′  Një goditje nga këndi e harkuar në zonë nga Trashi nuk sjell rrezik për portën e Çeleskit pasi mbrojtja largon rrezikun.

10′ Ndeshje me rritëm të kënaqshëm. Të dy skuadrat shfaqen kërkuese, teksa nuk mungojnë duelet e shumta në mesfushë.

5′ Aksion fantastik i Partizanit, Solomon provon me një goditje të rrezikshme me të majtën, topi ka shkuar ngjitur me shtyllën e portës së Celeskit.

2′ E pabesueshme çfarë humbet Lorenco Vila, shumë pranë portës. Ndërkohë që edhe asistenti ka ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.

1′ Ka startuar sfida në “Niko Dovana”

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Celeski, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E.Vila, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Kapllani. Trajner: E. Martini.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Melo, Telushi, Kodra, Solomon, Braun, Bardhi. Trajner: R. Kalari.

Formacionet Partizani