VIDEO/ Humbja e PSG-së ndaj Nantes, penalltia ‘qesharake’ e Neymar bëhet virale në rrjet

218
Sigal

PSG përsoi një humbje të turpshme ndaj Nantes me shifrat 3-1. Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 3-0. PSG ka provuar të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë dhe dy minuta pas futjes në fushë ka arritur të shënojë me Neymar, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti të bukur të marrë nga Messi.

Në minutën e 60-të, O’Ney pati mundësinë e shkëlqyer për të çuar shifrat në 3-2 me penallti. Sulmuesi brazilian bëri një ecje të ngadaltë, duke u përpjekur të mashtrojë portierin Lafont. Mirëpo, ish-portieri i Fiorentinës nuk e lejoi veten të ngatërrohet dhe shpëtoi penalltinë.

Së pari gjuajtja e 11-metërshit e humbur e Messit kundër Real Madrid, tani e humbur nga Neymar kundër Nantes. Ndoshta Pochettino do të duhet të gjejë një tjetër goditës për penalltitë?