Video/ Atmosferë e jashtëzakonshme, kombëtarja e Marokut pritet si të kishte fituar… Botërorin

108
Sigal

Atmosferë elektrizuese në rrugët e kryeqytetit të Marokut, Rabat, teksa mijëra tifozë kishin dalë për të nderuar kombëtaren e tyre, pas suksesit historik të arritur në Kupën e Botës, ku u renditën në vendin e katërt, duke eliminuar ekipe prestigjioze si  Spanjën, Portugalinë, por edhe Belgjikën në grupe.

Një arritje e tillë ka bërë që populli maroken të përjetojë një nga momentet më të bukura në aspektin sportiv të kombit të tyre, teksa lojtarët e Marokut u pritën në vendlindje sit ë ishin fitues të Kupës së Botës. Për më tepër shikoni pamjet e mrekullueshme nga kryeqytetit Rabat.