Verstappen fiton Çmimin e Madh të Barcelonës dhe merr kreun e Formula 1

103
Sigal

Zhgënjim për Charles Leclerc në Çmimin e Madh të Barcelonës, aty ku Max Verstappen përfiton maksimalisht dhe merr fitoren e katërt sezonale, të tretën radhazi, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes për pilotë.

Piloti monegask i Ferrarit u nis i pari në Barcelonë dhe bëri një garë fantastike deri në xhiron e 27, ku për shkak të një defekti teknik, u detyrua të tërhiqet nga gara dhe i la rrugën e lirë Verstappenit për të mbyllur garën në krye.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa podiumin e kompletoi Mercedesi i George Russell.

Vlen të theksohet se në momentet e fundit Perez po arrinte Verstappen, por mori urdhër nga skuadra të mos e parakalojë dhe kjo e mërziti jo pak.

Piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa pas tij u pozicionua menjëherë britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton, që tregoi shenja përmirësimi, por është ende larg formës së një sezoni më parë.