Ultimatumi i UEFA-s, ditë vendimtare për rifillimin e kampionateve!

87

Federatat europiane të futbollit kanë edhe pak ditë kohë për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare UEFA-s nëse do të rinisin ose jo kampionatet.

25 maji është data e fundit që UEFA, pret një përgjigje për rinisjen e sezonit dhe për kalendarët e rinj sepse nuk ka më kohë pasi deri në datën 3 gusht edicioni futbollistik 2019-2020 duhet të ketë përfunduar. Kësisoj, të gjitha federatat, deri më datën 25 maj, duhet të kenë diskutuar me qeveritë përkatëse për të mësuar nëse do të rinisin apo jo.

Në këtë rast, secila federatë, në bazë të ndeshjeve të mbetura, do të vendosë formulën që do të përdoret.Nëse qeveria vendos për mbylljen e futbollit, atëherë UEFA kërkon ekipet që do të marrin pjesë në Europë për sezonin e ardhshëm. Gjithçka vendoset më 27 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.