UEFA simulon shortin e Champions-it, Interi “peshkon” Barçën. Kampionët e Sitit me fat

40
Sigal

Faza në grupe në Ligën e Kampioneve ka ulur siparin dhe tashmë janë mësuar 16 skuadrat që do të vijojë rrugëtimin drejt finales së “Wembley”-t në Londër. Të gjithë të kualifikuarit janë në pritje të goglave që do të rrotullohen të hënën në Nion (Zvicër) për të mësuar fatin e tyre. Por teksa shorti do të hidhet të hënën, UEFA i ka paraprirë ngjarjes dhe ka simuluar shortin e fazës së 1/8 e finaleve.

Edhe pse gjithçka është një simulim, përsëri ka ngjallur interes dhe natyrisht që i ka dhënë udhë thashethemeve të para. Disa prej favoritëve për të fituar trofeun, kanë qenë me fat në simulimin e bërë. Siti, kampion i Europës në fuqi, Reali rekordmen i trofeve në këtë veprimtari dhe Bajerni i Mynihut mund të konsiderohen me fat nga simulimi i goglave. Kampionët e Europës janë çiftuar me PSV Enid’hoven i Holandës. Një rival i fortë, por i kalueshëm. Reali i Madridit pas Napolit në grupe, do të gjejë një tjetër italiane, Lacion në 1/ 8 e finaleve.

PËRPLASJET E MËDHA – Por nuk kanë munguar as përplasjet e mëdha, ku më keq i ka shkuar puna Interit finalist i sezonit të kaluar dhe Arsenalit, kryesues në Premier. Skenari më i keq është për “Topçinjtë” që në simulim janë çiftuar me Paris SG-në e Mbapesë. Por në 1/8 e finaleve sipas simulimit mund të kemi një klasike, Barcelona që do të përballet me Interin, finalist në sezonin e kaluar. Por kujtojmë se dy ekipet ishin së bashku në të njëjtin grup dhe ishte Interi që i mori vendin e dytë Barcelonës. Më fat në dukje dhe Dortmundi e Atletiko e Madridit dhe e ekuilibruar sfida mes Lajpcigut e Sociedadit./PanoramaSport.al

116