UEFA bën gati dënimin më të rreptë për Mançester Sitin

439
Sigal

Mançester Siti po përballet me një situatë të rëndë duke qenë se UEFA ka nisur një hetim karshi tyre për shkak të shkeljeve të rregullave për ‘Fair Play Financiar’ (FFP). Transferimet e shumta që ‘qytetarët’ kanë bërë ndër vite, e kanë detyruar UEFA-n që të hetojë rregullsinë e tyre dhe të marrë masa nëse nuk justifikohen të gjitha shpenzimet e bëra.

Sikur të mos mjaftonin këto, prestigjiozja gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar së fundmi faksimile të disa e-maileve të cilat nxjerrin zbuluar gabimet e Mançester Sitit në merkato. Në mesazhet e publikuara nga gjermanët, vihet re që sponsor të ndryshëm kanë ndërhyrë për të ndihmuar financiarisht skuadrën e Sitit, por në fakt të gjithë këto sponsorë janë fals, duke qenë se vetë sheiku që ka pronësinë e Mançester Sitit, Sheik Mansur i ka bërë.

Duke qenë se, sponsorët nuk janë të rregullt dhe shumat e shpenzuara janë nga buxheti personal i sheikut, UEFA ka të drejtë që të dënojë Mançester Sitin për shkelje të rregullave për ‘FFP’ dhe me shumë gjasa, do të jepet një dënim ekstrem pasi shtohet edhe akuza për mashtrim kundrejt UEFA-s.