U tallën me bustin, skulptori: E pamundur t’i kënaqësh të gjithë, si reagoi Ronaldo

433
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, vendosi që aeroportin e kryeqytetit t’a emërojnë Cristiano Ronaldo dhe për këtë arsye një skulptor u zgjodh për bërjen e një busti që do qëndronte në hyrje të terminalit.
Santos, emri i skulptorit, kaloi tre javë për të ndërtuar bustin përpara se të transportohej në kryeqytetin portugez për t’u lyer në bronz. Por pas zbulimit të tij shumë nbetën të befasuar pasi nuk paraqiste ashtu siç pritej portretin e Ronaldos.
Për këtë arsye shumë filluan të tallen në rrjetet sociale. Ku të paktë nuk ishin as ata që deklaruan se i ngjante më tepër sulmuesit irlandez Niall Quinn se sa 32 vjeçarit, por Santos ka insistuar se është i kënaqur me krijimin e tij.
“Është e pamundur të kënaqësh grekët dhe trojanët. As Jezusi nuk kënaqi të gjithë. Kjo është çështje shijeje, pra nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ajo që ka rëndësi është impakti që ka gjeneruar ky punim. Gjithmonë do të jetë mundësia për të bërë diferencën, kam qenë i përgatitur për të gjitha këto. Edhe unë për të krijuar punimin kam përdorur foto të tijat që kam gjetur online. Vendosa fotot pranë meje dhe fillova të punoja me bustin,” shprehet artisti. “Ronaldo-s i pëlqeu punimi, më kërkoi vetëm të hiqja disa rrudha që e bënin të dukej më i vjetër.”