VIDEO/ Sadiku i bëri për vete me spanjishten, tifozët tallen me Gareth Bale

659
Armando Sadiku zgjodhi që intervistën e parë si futbollist i Levante-s ta jepte në gjuhën spanjolle dhe si pasojë shqiptari tërhoqi shumë vëmendje , sidomos të tifozëve të klubit të ri.
Edhe pse jo në pak raste Sadiku i miksonte fjalët me italishten, është konsideruar pozitive zgjedhja e tij. Disa prej tifozëve të Levante-s iu bëri shumë përshtypje ky fat dhe e përdorën këtë për të bërë ironi me yllin madrilen të Real Madridit, Garreth Bale.
“Më një ditë në stërvitje dhe nisi të flasë spanjisht. Bale ka vite që luan këtu dhe akoma nuk di të flasë”, shkruante njëri prej tifozëve të Levante-s, i cili i uronte fat Sadikut dhe krenohej me blerjen që kishte bërë skuadra e tij.
Futbollisti i Kombëtares saktësoi se me Enis Bardhin, shokun e ri të skuadrës që luan për Maqedoninë, do të fliste në gjuhën shqipe.
Sigal