Igli Tare vazhdon gjuetinë e talenteve shqiptarë

560
Dje, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen, dhe këtë herë bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku. Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bajern Mynih, ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Lacios, por do të kalojë te skuadra e primavera (të rinjtë), e cila drejtohet nga trajneri Bonati. Maloku është vetëm 18-vjeç, ai ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19.
Sigal