Tre zviceranë udhëtojnë 1 800 kilometra me traktor për ndeshjen kundër Serbisë

488
Sigal

Tre tifozë zviceranë përdorën një traktor për të udhëtuar 1 800 kilometra drejt Kaliningradit për të parë ndeshjen e sotme mes ekipit të tyre dhe Serbisë.

Këto kilometra ata i përshkuan për 14 ditë, por mbërritën në kohë për ndeshjen e vlefshme për Grupin E.
“Është e pabesueshme ajo që shihni”, tha Beat Studer, pronari i traktorit, për gazetën zvicerane “Blick”, shkruan atsh.

Ata ndoqën shembullin e gjermanit Huberth Wirth, të cilit po me traktor iu deshën 30 ditë të mbërrinte në Moskë, pas 2 400 kilometrave.