Tirana fiton me Bylisin, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët

121
Sigal

Tirana është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë Bylisin me rezultatin minimal, në javën e tetë të Superiores.

Ishte Hasani ai që vendosi fatet e këtij takimi me një gol të realizuar në minutën e 79-të, i cili me të majtën e tij, i jëp një hark topit, që përfundon në rrjetë.

Bylisi tentoi shumë herë, por që lojtarët ballshiot nuk arritën të shënonin.

Kështu Tirana shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi qëndron me 11 pikë.

Laçi dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 të ndeshjes të javës së 8 të Superiores.

Për Laçin realizoi Adeleke (53′), barazoi Marku (67′) për shkodranët Marku.

Një barazim që nuk kënaq asnjë nga ekipet pasi kurbinasit nuk i largohen fundit, ndërsa shkodranët shohin t’u largohen edhe më shumë skuadrat që kanë më sipër në renditje, në luftën për kreun.

Tirana fiton me Bylisin, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët