INTERVISTA/ Ish-mesfushori i Vllaznisë, Safet Osja, e mendon të fortë vazhdimësinë e Superiores
Agron KAJA

Teknikisht, ju si i lexoni rezultatet e ndeshjeve të javës së 24-t të Superiores, ishin në pritshmëri?
Me thënë të drejtën, unë Vllazninë e kam ndjekur më shumë. Është një skuadër e kompletuar në këtë sezon, sepse ka një grup të mirë dhe me harmonizimin në lojë. Rezultatet e tjera besoj se ishin në pritshmëritë e tyre me 3 fitore e 2 barazime javore.
Vllanzia si është paraqitur në 24 javët e këtij kampionati, mos duhet të kishte më shumë pikë?
Nëse Vllaznia nuk do kishte lëshuar në disa ndeshje me skuadrat që renditen nga mesi e fundi i tabelës, natyrisht që sot do ishte shkëputur edhe 10 pikë nga vëndi i dytë. Grupin që ka sot Vlllaznia, me trainerin dhe lojtarët, janë shumë cilësorë.
Në “Derbi”-n Partizani-Tirana 2-0, ju si i përshkruani Tiranën që vinte pas disa rezultateve pozitive?
Faktikisht, në rezultatin e “derbit” të kryeqytetit ishte terreni që ndikoi negativisht, bashkë me rreshjet e shiut. Por Partizani e meritoi fitroren, sepse jo vetëm e menaxhoi lojën e tij në atë terren, por ishte më mirë se Tirana në treguesit e saj.
Golat apo rezultatet, cilët nga këta tregues u veçua në ndeshjet e javës së 24-t të Superiores?
Për mendimin tim ishin bashkë, loja, golat dhe rezultatet. Tek Egnatia dhe te Dinamo pritej fitorja, por barazimi i tyre është edhe fat për Vllazninë, sepse kjo shkëputje me 5 pikë diferencë nga vëndi i dytë do ti japë më shumë autoritet.
Sa u bë faktor tifozeria, në “derbi”-in e kryeqyteteit, në Shkodër apo në stadiume të tjera?
Me thënë të drejtën, më vjen keq me atë çka ndodhi në stadium në përfundimin e ndeshjes Vllaznia-AF Elbasani. E kam ndjerrë keq veten me sjelljen e tifozerisë, jo vetëm si shkodran, por edhe se unë kam luajtur me Elbasanin (2004-2006), kam dalë kampion e nënkampion.
Në 24 javë kampionat, mund të themi se renditja ende nuk e ka një formatim të përafërt nga përfundimi?
Mendoj se disa skuadra që ndodhen në katër vëndet e para, duhet të të kishin më shumë pikë, ku veçoj Vllazninë, AF Elbasanin e Partizanin. Jemi në fazën e tretë ku llogaritë e skuadrave janë të dukshme në çdo ndeshje. Kështu e mendoj, si sot.
Të premten nisin ndeshjen e javës së 25-të të shtrira në tre ditë, nisur nga kalendari, si i përshkruani çiftet?
Duke ardhur drejt fundit, kampionati është duke u vështirësuar. Skuadrat nuk mund të tolerojnë për vetë kohën e shkurtër, ndaj edhe përqëndrimi i tyre mbetet maksimal për të marrë pikë. Kështu do të ndodhë edhe në këtë javë me të gjitha.
Java e 25-të nis me sfidën Egnatia-Dinamo City, mbetet kjo një kryendeshje e kësaj jave?
E mendoj si kryendeshje të javës, dhe besoj se Dinamo me futbollin e bukur që ka paraqitur, do korrigjojë shënjestrën e rezultateve. Do jetë një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat. Pres një ndeshje me nivel që ta justifikojë këtë status si kryendeshje e javës.
Në 13 javët e mbetura, ku mendoni se renditja mund të pësojë lëvizje të dukshme: në krye, në mes apo në fund?
Besoj se në gjithë shtrirjen e renditjes, edhe mund të ketë lëvizje. Por te katër skuadrat e para mendoj se aty do jenë, me ndonjë befasi te vëndi i katërt mes Dinamos e Partizanit. Nga mesi e fundi i tabelës, lëvizjet do jenë të dukshme.
Dje Egnatia-Dinamo City 1-0, ndeshja e makthit për dinamovitët
Vetëm 1 gol në shtesë (90+2’), kartonë të verdhë me shumicë, madje edhe për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja dhe pak tension në lojë, kjo ishte pasqyra e sfidës Egnatia-Dinamo City 1-0, e cila në mbrëmjen e djeshme tregoi se lufta mes skuadrave që kërkojnë zonën “Final 4” në renditje është kthyer në llogari. Një sfidë e luftuar, por pa raste për golin në 90 minutat e rregullta, ndërsa mbrëmja e djeshme në Rrogozhinë u zbukurua me golin e fitores në minutën 90+2’ me autor Oliveira. Në këtë kampionat, kjo ishte ndeshja e tretë mes Egnatias e Dinamos, ku në javën e 7-të kanë barazuar 0-0, dhe në javën e 15-të Egnatia fitonte në transfertë 1-2. Egnatia mbetet makth për Dinamon në këtë kampionat.
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 25
Dje, e premte 20 shkurt 2026
Egnatia-Dinamo City 1-0
Sot, e shtunë 21 shkurt 2026
AF Elbasani-Vora 13:30
Bylis-Vllaznia 13:30
Nesër, e dielë 22 shkurt 2026
Tirana-Teuta 13:30
Flamurtari-Partizani 16:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 24 48
2.Egnatia 25 46
3.AF Elbasani 24 42
- Dinamo City 25 36
- Partizani 24 33
6.Teuta 24 30
7.Vora 24 26
8.Tirana 24 21
9.Flamurtari 24 20
10.Bylis 24 20
NDESHJE SOT
AF Elbasani-Vora 13:30
Në Elbasan besojnë te fitorja, Vora test i vazhdimësisë

Për katër javët në vazhdim, kalendari për AF Elbasanin duket në favorin e tij. Në këto sfida ata do kenë përballë katër skuadra që mbyllin tabelën e renditjes. Këto përbëjnë mundësi ideale për të grumbulluar pikë të plota, ku në javën e 25-të AF Elbasani do të përballet me Vorën, Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin. Pas ndalesës në Shkodër, në Elbasan besojnë te një seri fitoresh për sulmin ndaj kreut për një vend në “Final 4”. Aktualisht, Elbasani ka një distancë sigurie në renditje dhe objektivi është që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt duke nisur nga Vora sot, për t’u fokusuar më pas te lufta për titullin me tre skuadrat e tjera të zonës “Final 4”.
Bylis-Vllaznia 13:30
Mirel Josa ndryshon skemat e lojës, kujdesi te mbrojtja

Një javë përgatitore me itensitet e ngarkesë ka qënë kjo për Bylisin, në pritje të sfidës së sotme me Vllazninë kryesuese të renditjes në 24 javët e Superiores. Kësisoj, Bylisi e ka si një provë këtë sfidë në fushën e tij, pasi kanë rreth dy muaj që nuk fitojnë në kampionat. Trajneri Mirel Josa dhe stafi janë fokusuar shumë tek skemat e lojës, por i është dhënë rëndësi e veçantë mbrojtjes, duke ditur forcën që ka kundërshtari në sulm. Largimi i Musafa, apo dhe Malomo, që në dy sezonet e fundit ishin shfaqur si shënues në Ballsh, kanë krijuar boshllëqe në këtë repart, ndërsa ardhja e Olavios dhe e Fokam, i ka dhënë tjetër imazh sulmit mallakastriot.




















