Roza Lati pranon lidhjen e dashurisë: Kemi hyrje-dalje me familjarët

84
Sigal

Moderatorja Roza Lati, është përfshirë në një debat me astrologen Meri Shehu gjatë punatatës së sotme të “E Diell. Shkak për këtë u bënë disa mendime të ndryshme për shenjën e horoskopit të Rozës.

Teksa astrologia po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza ndërhyri duke këmbëngulur se “Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.”

Meri e ngacmoi duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të rrëfente se është dikush në jetën e saj.

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” kohë më parë nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Por, e vërteta ishte ndryshe dhe moderatorja ishte keqkuptuar. Kohë më parë u raportua nga burime pranë moderatores se nuk është e vërtetë që ajo i ka dhënë fund beqarisë. Gjithashtu, u tha se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë.  Madje vetë Roza në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, u përgjigj me “jo” kur u pyet nëse është në një lidhje. Mirëpo më pas, moderatorja ka ndarë postime në rrjtet sociale duke lënë të kuptohet se ka dikë në krah, të cilit nuk ka preferuar t’ja bëjë të ditur identitetin.