Zjarr masiv në burgun famëkeq në Iran, 4 të vdekur dhe 61 të lënduar

98
Sigal

Zjarr i madh, i cili përfshiu burgun famëkeq “Evin” në Iran tashmë janë shuar. Lajmi u bë i ditur nga autoriteti gjyqësor iranian, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raporteve nga autoritetet gjyqësore iraniane të cituara nga agjencia IRNA, katër viktimat, të dënuar për vjedhje, humbën jetën si pasojë e asfiksisë. 61 të burgosur të tjerë morën lëndime, por vetëm 10 prej tyre patën nevojë për shtrim në spital dhe katër ishin në gjendje të rëndë.

Në burgun “Evin” mbahen edhe aktivistë politikë, gazetarë dhe shtetas me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj. Zjarri dhe të shtënat në burgun famëkeq të Iranit nisën pas revoltës që nisi në krahun nr.7 të strukturës.