Teuta nuk e lëshon “fronin”! Durrsakët e Edi Martinit i falen penalltisë së Bregut (VIDEO)

193
Sigal

Teuta “merr hak” ndaj Skënderbeut pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini, arritën të triumfonin në transfertë ndaj korçarëve, me rezultatin 0-1, falë penalltisë të fituar nga Gruda, që u shndërrua në gol nga Dejvi Bregu në minutën e 43-të.

Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuatje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri.

Me këtë triumf, “djemtë e detit”, Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë në 28 ndeshje, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Goli i Dejvi Bregut 0-1