Monika Kryemadhi: Banda e incerenatorëve të ketë kujdes me kërcënimet, do ta ketë personale me mua

224
Sigal

Më tej gjatë takimit me banorët e qytetit të Durrësit, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se, banda e incerenatorëve të ketë kujdes me kërcënimet, sepse më pas do ta ketë personale me vetë Kryemadhin.

“Banda e inceneratorëve ti largojë duart dhe sytë jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata. Që i përbuz, që i ka ardhur në majë të hundës, që ka neveri për ta. Ti largojë duart dhe sytë, jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata, që i përbuz, i ka ardhur në majë të hundës, që kanë neveri për ta, sepse ne e dimë shumë mirë se sa vuan dhe ka vuajtur Durrësi nga harikiret e tyre. Por në 25 prill qytetarët e Durrësit, gratë, burrat, të rinjtë dhe të rejat do të votojnë LSI-në, do të votojnë numrin 6 sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj.”,- shprehet Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit: 

Miq, Durrësi është një qytet që për hir të së vërtetës në shumë vite ka qenë një qytet indiferent, për shkak të kulturës, për shkak të shoqërisë, për shkak të traditës, pjesa më e madhe e familjeve durrsake u larguan në emigracion për të mos u kthyer më sepse nuk shikojnë asnjë të ardhme. Por detyra jonë, detyra e këtij ekipi të mrekullueshëm, të këtij ekipi fitues, që nuk ka kandidat por janë deputetë do të jetë rikthimi i grave dhe vajzave, i burrave dhe djemve durrsakë në Durrës. Për të qëndruar dhe për të jetuar në Dyrrahun e famshëm i cili ka bërë historinë e vetë. Sot edhe 7 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Vota juaj do të jetë një votë që do të sjellë ndryshimin. Do të sjellë një votë që do ti japë forcën dhe kurajon të rinjve dhe të rejave për të vazhduar betejën e tyre në mënyrë të tillë që ne të kemi të gjithë së bashku si shqiptarë një jetë evropiane siç i takon europianëve që jetojnë në mes të Europës. Ne shqiptarët jemi europianë. Ne shqiptarët jemi një popull i jashtëzakonshëm, jemi një popull që ju mbijetuam sulmeve, pushtimeve të panumërta. Jemi një popull që nuk u tjetërsuam kurrë. Prandaj dhe unë jam e bindur që me mijëra të rinj dhe të reja që janë sot në Durrës do ti japin fund tranzicionit të kalbur në 25 prill duke votuar numrin 6, duke votuar LSI. Sepse ju besoni te LSI, ju sot keni ardhur me fëmijët tuaj këtu. Mjafton të shikosh të gjitha manifestimet e tjera. Nuk shikon këtë mrekulli me fëmijë, me fëmijë të vegjël, me karroca, prindër, gjyshër, gjyshe. Kjo është forca e LSI,familja. Ne e duam familjen, ne e respektojmë familjen. Vlerat e familjes për ne janë më të rëndësishme. Një njeri që nuk respekton familjen e tij, një njeri që nuk respekton shoqërinë në të cilën jeton nuk është më qenie njerëzore por përkundrazi sjell vetëm rrënimin. Kam dhe një fjali të shkurtër për bandën e inceneratorëve. E dini shumë mirë dhe e keni vuajtur në kurriz, presonin, dhunën, intimidimin dhe frustrimin që iu është bërë. Banda e incenratorëve ta dijë mirë që të ketë kujdes se nuk ka më polici që ta liron djalin nga komisariati kur e kap me armë pa leje sa herë të ndalon. Banda e inceneratorëve ta dijë mirë se po iu afrua grave dhe vajzave të LSI në Durrës, ta mendojë se e ka personale me Monika Kryemadhin dhe gjithë gratë e Shqipërisë. Banda e inceneratorëve ta mendojë mirë kur të përmendë emrin e LSI se ato mandate që janë mandate gjaku do ti kthehen në vuajtje shpirtërore me breza të tërë. Banda e inceneratorëve, që do sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, të ketë kujdes se gropa e plehrave porto romane, do ti kthehet në gropën e vuajtjes për tërë jetën. Banda e inceneratorëve ti largojë duart dhe sytë jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata. Që i përbuz, që i ka ardhur në majë të hundës, që ka neveri për ta.

Ti largojë duart dhe sytë, jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata, që i përbuz, i ka ardhur në majë të hundës, që kanë neveri për ta, sepse ne e dimë shumë mirë se sa vuan dhe ka vuajtur Durrësi nga harikiret e tyre. Por në 25 prill qytetarët e Durrësit, gratë, burrat, të rinjtë dhe të rejat do të votojnë LSI-në, do të votojnë numrin 6 sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Durrësi është një pasuri e madhe jo veç për durrsakët, por për të gjithë Shqipërinë. Durrësi ka shanse dhe mundësi, jo vetëm për të punësuar të gjithë të rinjtë e të rejat me paga të mirëpaguara, por Durrësi ka fuqi të madhe ekonomike për të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Prandaj i them balozit në ikje që mbulon fytyrën e tij se ska guxim të tregojë surratin e tij të tjetërsuar që boll më me projektet 3D të drejtorëve të pushuar nga puna 3 muaj më parë në botën tjetër. Boll më solle mashtrues me projekte 3D. Shqiptarët janë më të zgjuar dhe më të mençur. Ne e dimë shumë mirë që një injorant nuk mund të drejtojë dot me qindra e mijëra qytetarë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë që janë jo vetëm të shkolluar, por janë asete intelektuale për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar, prandaj me mashtrimet e tij 3D, po ja bëj të qartë; të rinjtë dhe të rejat e Durrësit dhe Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën me 25 prill, 3D. Ashtu siç i bën ai projektet e tij 3D për të paketuar dhe shkatërruar e Shqipërisë, ashtu të rinjtë dhe të rejat do ta paketojnë më 25 prill, për ta çuar përballë gjykimit të popullit shqiptar dhe Zotit lart.

I jam mirënjohëse qytetit të Durrësit, burrave dhe grave të LSI, i jam mirënjohëse të rinjve të Durrësit, i jam shumë mirënjohëse dhe e respektoj jashtëzakonisht shumë, punën, guximin, këmbënguljen e Elonës për të arritur këtu ku jemi sot, për ta nxjerrë LSI-në, forcë të parë, forcë të paparë në Durrës.
Jam jo vetëm e nderuar, por edhe krenare që Elona, Endriti, Arditi, Erisa dhe shumë e shumë, Kontjana, e shumë e shumë djem e vajza të reja, të cilët kanë ardhur nga 15-16 vjeç, kanë qenë siç janë sot këta të rinj këtu në themelimin e LSI, sot janë fytyra, zemra dhe palca e LSI.
Prandaj mos ndaloni punën me të rinjtë, mos ndaloni punën me fëmijët tuaj, mos ndaloni asnjë moment, si nënë e them, si grua, si vajzë, luftën me sfidat tona për fëmijët tanë në mënyrë të tillë që të kenë një jetë qytetare në Shqipëri, që është një vend Europian dhe ska njeri në botë që mund ta tjetërsojë atë. Unë ju uroj nga zemra, Zoti ju ruajt ju, Zoti i ruajt familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë, me 25 prill votoni numrin 6, votoni LSI.

Ti largojë duart dhe sytë, jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata, që i përbuz, i ka ardhur në majë të hundës, që kanë neveri për ta, sepse ne e dimë shumë mirë se sa vuan dhe ka vuajtur Durrësi nga harikiret e tyre. Por në 25 prill qytetarët e Durrësit, gratë, burrat, të rinjtë dhe të rejat do të votojnë LSI-në, do të votojnë numrin 6 sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Durrësi është një pasuri e madhe jo veç për durrsakët, por për të gjithë Shqipërinë. Durrësi ka shanse dhe mundësi, jo vetëm për të punësuar të gjithë të rinjtë e të rejat me paga të mirëpaguara, por Durrësi ka fuqi të madhe ekonomike për të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Prandaj i them balozit në ikje që mbulon fytyrën e tij se ska guxim të tregojë surratin e tij të tjetërsuar që boll më me projektet 3D të drejtorëve të pushuar nga puna 3 muaj më parë në botën tjetër.

Boll më solle mashtrues me projekte 3D. Shqiptarët janë më të zgjuar dhe më të mençur. Ne e dimë shumë mirë që një injorant nuk mund të drejtojë dot me qindra e mijëra qytetarë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë që janë jo vetëm të shkolluar, por janë asete intelektuale për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar, prandaj me mashtrimet e tij 3D, po ja bëj të qartë; të rinjtë dhe të rejat e Durrësit dhe Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën me 25 prill, 3D. Ashtu siç i bën ai projektet e tij 3D për të paketuar dhe shkatërruar e Shqipërisë, ashtu të rinjtë dhe të rejat do ta paketojnë më 25 prill, për ta çuar përballë gjykimit të popullit shqiptar dhe Zotit lart.