Sigal

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në “Niko Dovana” përballë skuadrës së Luftëtarit të vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Kallaku (3’) duke bërë një goditje e bukur në drejtim të portës së kundërshtarit.

Një përballje pa shumë shkëlqim, teksa bregdetarët arritën ta menaxhonin mjaft mirë avantazhin duke iu bërë ballë sulmeve të gjirokastritëve që kërkonin me ngulm golin e barazimit.

Kjo ishte humbja e 9-të për skuadrën e Luftëtarit në 14 javë kampionat.

Pas javës së 14-të, Teuta pozicionohet në vendin e 3-të me 25 pikë të grumbulluara.