Telenovela Ikardi, ja çfarë bën sulmuesi me propozimin e Marotës

881
Sigal

Bepe Marota ishte optimist se telenovela Ikardi do të mbyllej me sukses, por sulmuesi argjentinas nuk e mendon aspak kështu. Zikaltërit i ofrojnë ish-kapitenit rinovimin e kontratës deri në vitin 2022 përpara se ta huazojnë, por kjo hipotezë nuk i ka pëlqyer aspak Ikardit.

Ai do të pranonte të shkonte në huazim, por pa opsionin e rinovimit, rinovim që nga ana tjetër do t’i bënte shumë punë klubit të kinezit Zhang, që do ta mbante lidhur lojtarin edhe qershorin e ardhshëm dhe nuk do mund ta humbiste atë me parametër zero.

Ndaj ish-kapiteni as nuk ka ndërmend ta favorizojë Interin në këtë pikë dhe ka refuzuar propozimin e bërë. Situata mbetet ende e bllokuar dhe kur mbeten edhe 3 ditë nga mbyllja e merkatos, ka ende shumë raunde për t’u zhvilluar dhe ku nuk përjashtohen zhvillime të bujshme.