Presidenti i FSHF-së Duka, në Komisionin “Hattrick” të UEFA-s

627
Dje, në Nyon të Zvicrës, u mblodh për herë të parë Komisioni i ri “Hattrick”, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson, si dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky Komitet është mbledhur dje për herë të parë që nga kompozimi i ri pas Kongresit të UEFA-s, dhe është i vetmi që ka tagrin të miratojë projektet financiare për federatat e ndryshme të UEFA-s, pa pasur miratimin e Komitetit Ekzekutiv të saj. Në mbledhjen e parë të “Hattrick”, u diskutuan projektet që kanë paraqitur 12 federata të ndryshme për të pasur suportin financiar, por thjesht bazuar në projektet që paraqiten.
Sigal