Superliga/ Dinamo-Teuta dhe Tirana-Kastrioti, rezultatet e pjesëve të para

273
Sigal

Po luhen këtë pasdite dy ndeshjet e para të javës së 12-të të Superligës, Dinamo-Teuta dhe Tirana-Kastrioti.

Në “Air Albania”, bardheblutë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazhin 2-0 ndaj krutanëve, me golat e shënuar nga Taulant Seferi në minutën e 22-të dhe 45.

Takimi tjetër që zhvillohet në “Elbasan Arena”, me Dinamon pritëse, ende nuk është zhbllokuar dhe fraksioni i parë është mbyllur 0-0.