Napoli zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë në histori

320
Sigal

Napoli zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit. Ekipi ka bërë zyrtare blerjen e Victor Osimhen, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit italian. Nigeriani u ble nga Lille për 50 milionë euro plus bonuset dhe do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare për 4,5 milionë euro në sezon. Marrëveshja për 21-vjeçarin ishte arritur prej disa ditësh, por vetëm sot erdhi zyrtarizimi.