Testi doli negativ/ Infermierja vdes nga Covid-19, 24 orë pasi e deklaruan të shëruar

77

Një infermiere 43-vjeçare nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka vdekur nga Coronavirus, edhe pse para 24 orësh u deklarua e shëruar.

Marina Mariangeli vdiq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit.

Ajo u shtrua pasi filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë pas testit rezultoi pozitive me Coronavirus.

Përgjatë një jave ajo kishte qëndruar me tub respirator për frymëmarrje artificiale por e kishte marrë veten më vonë.

Pas tre komplikimesh, dhe kur çdo gjë dukej se po shkonte mirë, asaj i bënë një tjetër test, që rezultoi negative.

Pasi u zhvendos në banesën e saj, problemet shëndetësore iu rifshaqën sërish dhe gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital në ambulancë.