Superiorja/ Spikat Partizani-Tirana, ja axhenda e plotë e sfidave të javës së 6-të

143
Sigal

Pas pauzës së kombëtareve, Kategoria Superiore do të vijojë me javën e 6-të të saj, ku do të zhvillohet në tre ditë, 30 shtator, 1 tetor dhe më 2 tetor.

Të premten e 30 shtatorit, do të luhen dy ndeshje, Bylis-Erzeni në orën 15:00 dhe Teuta-Vllaznia, me orën ende të pacaktuar, ose 15:00 ose në 17:45.

Në datën 1 tetor, do të luhen dy ndeshje, Egnatia-Kastrioti dhe Laçi-Kukësi në orën 15:00.

Ndërsa derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, e cila është dhe kryesfida e kësaj jave do të luhet të dielën e 2 tetorit në orën 19:00 në stadiumin “AIR Albania”.

Java e 6-të:

E Premte 30 shtator

Bylis-Erzeni | 15:00

Teuta-Vllaznia (ora e papërcaktuar)

E shtunë 1 tetor

Egnatia-Kastrioti | 15:00

Laçi-Kukësi | 15:00

E diel 2 tetor

Partizani-Tirana| 19:00