Superiore/ Përfundojnë pjesët e para, Tirana një hap larg titullit

196
Sigal

Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet e mbetura të javës së 32-të në Kategorinë Superiore.

Bie në sy fitorja 1-0 e Tiranës ndaj Teutës në “Selman Stermasi”. Golin për bardheblutë e realizoi sulmuesi Vesel Limaj në minutën e 40-të të takimit.

Nëse skuadra e Orges Shehit fiton sfidën e sotme ndaj durrsakëve shpallen automatikisht fitues të Superiores katër javë përpara fundit.

Skënderbeu po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit në Korçë, falë golit të shënuar nga Mensah në minutën e 20-të.

Ndërsa sfida mes Egnatias dhe Laçit është mbyllur në barazim 0-0.

Rezultatet:

Image