“Stopim” për Strakoshën, Inzagi e ul në stol!

691
Edhe pse Thomas Strakosha po bën një sezon të mrekullueshëm te Lazio në Serinë A, duke qenë titullar në thuajse të gjitha takimet e këtij sezoni, dje ka marrë një lajm të papritur. Trajneri Simone Inzagi ka vendosur që ta lërë pushim për ndeshjen e radhës kundër Vitesses në Europa League. Portieri i Kombëtares shqiptare nuk është grumbulluar nga Inzagi, dhe është lënë të pushojë, duke vlerësuar se është duke luajtur një sezon shumë të ngarkuar. Lazio do të luajë nesër kundër Vitesses, ndërsa në fundjavë, të dielën më 18 nëntor, në ora 18:00 pret në stadiumin “Olimpiko” Fiorentinën.
Sigal