“Ibra është shembull për të rinjtë”

173
Sigal

Olivier Giroud konsideron Ibrahimovic është një shembull i shkëlqyer për futbollistët e rinj në San Siro.

“Jam shumë krenar që po luaj për Milanin dhe në Serie A. Ka qenë liga që e kam ndjekur kur kam qenë i vogël… Të dyja gjyshet e mia kanë qenë italiane, jam shumë krenar për origjinën time. E kam mësuar gjuhën në shkollë”, ka deklaruar Giroud për kanalin zyrtar të Serie A TIM.

“Kam luajtur kundër Zlatanit disa herë. Ai vazhdon të luajë edhe në moshën 40 vjeçare dhe kjo do të thotë se është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai kujdeset për veten dhe trupin e tij, ndërsa edhe unë përpiqem ta bëj të njëjtën gjë për ta shijuar futbollin sa më gjatë që trupi im ma lejon”.

“Mendoj se ai është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe është një prej sulmuesve më të mirë në Serie A. Mezi pres të luaj me të dhe të kënaqemi në stërvitje”.

“Duam të argëtohemi dhe duam të fitojmë diçka me Milanin. Me Zlatanin, do të jetë më lehtë”, është shprehur Giroud.