Pas krizës që ka mbërthyer vendin, Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka propozuar udhëheqësin e qendrës së djathtë, Dacian Ciolos, si kandidat për formimin e qeverisë së re.
Koalicioni qeveritar i Rumanisë i udhëhequr nga kryeministri Florin Citu, u rrëzua me votë mosbesimi.
Kriza në qeverinë e mëparshme rumune nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.