Stavri Nica: Superiorja, kategori e fortë, imazhin ia prishën arbitrat

666
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” tekniku që drejtoi kurbinasit drejt mbijetesës, në sfond, mundësia e qëndrimit edhe për sezonit tjetër në bankinë
Pak ditë pas mbylljes së Kampionatit, ndjeheni i plotësuar për synimin tuaj në bankinën e Laçit?
Patjetër që ndjehem i plotësuar, sepse për mua ka qenë një sukses i dyfishtë, pasi e kam marrë drejtimin e Laçit kur skuadra ishte e dorëzuar dhe mendonte mbijetesën. Kanë qenë 7 javë të lodhshme nga të gjitha drejtimet që kërkon një skuadër e Superiores, por që rezultoi me sukses. E gjithë skuadra ka meritë në këtë mbijetesë, e mbi të gjithë, do veçoja me profesionalitet presidentin Pashk Laska.

Nuk u thyet nga gjendja e skuadrës kur ju pranuat ta drejtonit në 7 javët e fundit të Kategorisë Superiore?
Unë i pranoj gjithmonë sfidat, dhe kjo ishte një e tillë, por e fituar. Rreziku i mbijetesës ishte shumë afër, por i paraprimë fillimisht me grumbullimin e vazhdueshëm të skuadrës. Kjo ishte zgjidhja e parë, e cila i dha më shumë impenjim psikologjik skuadrës për të besuar te mbijetesa. Mbi të gjitha, unë besova te skuadra dhe te presidenca, dy hallka të forta te Laçi.

Vetëm në këtë tregues mendoni se ishte çelësi i mbijetesës në Kategorinë Superiore për skuadrën laçiane?
Mendoj se skuadra ishte dorëzuar nga fati i keq në disa ndeshje, por edhe nga aleancat që shfaqeshin në ndeshje delikate në dëm të Laçit. Përbërja e skuadrës ishte shumë cilësore, ndaj edhe unë besova tek futbollistët, dhe ata më përkrahën me besim se do të arrihej ky synim. Ky ishte një element i rëndësishëm në mbijetesën e Laçit, pasi futbollistët mu përgjigjën me korrektesë që në fillim, me ndryshimin e mënyrës së stërvitjes.

Laçi shpëtoi, por ka rënë Tirana, 24 herë Kampionia e Shqipërisë, çfarë tregon për ju kjo situatë?
Laçi shpëtoi se e meritoi, ndërsa për Tiranën, së pari do të thosha se, vjen shumë keq që një skuadër me histori kaq të madhe, të zbresë në Kategorinë e Parë. Me sa di unë, ka qenë skuadra e vetme në futbollin shqiptar që ka luajtur periodikisht në Kategorinë Superiore, dhe kjo mendoj se do të jetë një humbje edhe për futbollin shqiptar.

Po për Titullin Kampion, mendoni se Kukësi e meritoi këtë trofe?
Për deri sa ishte një skuadër që në 36 javë pësoi vetëm një humbje, në këtë element të garës le të themi se ka meritë në fitimin e Titullit Kampion. Kukësi u tregua skuadër që e menaxhoi mirën garën në interesin e saj, edhe pse pati ndonjë luhatje në fazën e dytë dhe të tretë. Fitoi e barazoi me rivalët, të cilët nuk e mundën dhe ja “dorëzuan” kreun.

Pas këtij suksesi, do të jeni në bankinën e Laçit për sezonin e ri 2017-2018?
Ende jemi në atmosferën e suksesit të mbijetesës, dhe nuk jam ulur me Presidentin Pashk Laska për vazhdimësinë. Por, duke përfituar edhe në gazetën tuaj, do ta falënderoja për sakrificën që ai bën me skuadrën, dhe e meritonte këtë shpërblim mbijetese në Superiore. Gjithsesi, bisedimet i kemi menduar për javën në vazhdim, ndoshta edhe qëndroj.

Nëse do të qëndroni përsëri në bankinën e Laçit, çfarë mendoni se duhet ndryshuar si fillim?
Për çdo skuadër, një sezon i ri është një fillim i ri, por kur ke themele të forta, ai ngrihet më lehtë mbi to. Duke e parë Laçin me një përbërje relativisht të mirë, ndoshta disa kompletime do ta formatonin më plotësisht, por së bashku me presidentin, këtë sezon synojmë që të kemi më shumë lojtarë vendalinj në skuadër, dhe me moshë të re.

Cili është këndvështrimi juaj i përgjithshëm për Kategorinë Superiore 2016-2017?
Për mua është një kategori e fortë dhe me nivel. Ka skuadra shumë të mira që në vazhdimësi do të jenë të tilla edhe në Evropë, si Kukësi, Partizani, Skënderbeu, ndoshta edhe Teuta me Flamurtarin. Formula me 10 skuadra është e saktë për futbollin tonë, pasi e bën më të fortë garën dhe me rivalitet, nuk jep shumë mundësi për spekulime. Vetëm në javën e parafundit u përcaktua skuadra kampione, dhe në javën e fundit ajo që zbriti më poshtë.

Po arbitrat, sa kontribut patën në ecurinë e garës në Kategorinë Superiore të sezonit që u mbyll?
Në përgjithësi, arbitrat janë munduar të gjykojnë mirë, por në këndvështrimin tim, pjesa më e madhe kanë qenë nën nivelin profesional të kësaj kategorie. Ky nivel i ulët, duke u bashkuar edhe me presionin që u vjen natyrshëm nga të tjerë faktorë të jashtëm e të brendshëm në garë, për këtë sezon ata i vlerëson me nota jo të mira, me idenë se progresi do të vonojë.

Po për tifozerinë në përgjithësi, dhe atë laçiane në veçanti, si foli ku sezon futbollistik?
Për ata të Laçit kam fjalët më të mira, të paktën në 7 ndeshjet që unë e drejtova skuadrën, kanë qenë në lartësinë e kërkuar nga skuadra. Në fund festuan shumë për mbijetesën, aq sa na habitën me festimin e suksesit. Unë i falënderoj, ndërkohë që për tifozeritë e skuadrave të tjera, mendoj se ka fjalë të mira për tu thënë, por ka edhe të tjera që në ndonjë rast e prishën bukurinë e garës. Gjithsesi, tifozët kërkojnë edhe organizime, të cilat në të tilla raste kur kanë problematika, ose mungojnë, ose janë të pamjaftueshëm.
Laçi shpëtoi se e meritoi, ndërsa për Tiranën, së pari do të thosha se, më vjen shumë keq që një skuadër me histori kaq të madhe, të zbresë në Kategorinë e Parë. Me sa di unë, ka qenë skuadra e vetme në futbollin shqiptar që ka luajtur periodikisht në Kategorinë Superiore, dhe kjo mendoj se do të jetë një humbje edhe për futbollin shqiptar 
Ndeshjet e Nicës me Laçin
Java e 30-të
Laçi-Skënderbeu 1-5
Java e 31-të
Kukësi-Laçi 2-1
Java e 32-të
Laçi-Luftëtari 2-1
Java e 33-të
Partizani-Laçi 0-0
Java e 34-ët
Laçi-Vllaznia 3-0
Java e 35-të
Flamurtari-Laçi 0-0
Java e 36-të
Laçi-Teuta 2-1
Bilanci: Nd 7, F 3, B 2, H 2, 9:9
Çelësi i mbijetesës, merkatua dhe trajneri
Në muajin janar të këtij viti, kur ishin luajtur dy fazat e para të Kategorisë Superiore, skuadra e Laçit bëri disa lëvizje në merkato, të cilat deri më 27 maj, në ndeshjen e javës së 36-të, rezultuan të suksesshme. Lojtarët e afruar e përforcuan ekipin, si dhe i dhanë pikë të rëndësishme skuadrës, sigurisht që meritë ka e gjithë skuadra, por “qershia mbi tortë” që në fazën e katërt u vendos në bankinën kurbinase, trajneri durrsak Stavri Nica, është quajtur tashmë “çelësi” i mbijetesës. Nica e drejtoi në këtë sezon Laçin në 7 ndeshje, duke arritur mbijetesën në Kategorinë Superiore me fitore, barazime dhe humbje, me golavarazhin 
Fituesit e Kampionateve
Tirana 24 herë
Dinamo 17 herë
Partizani 15 herë
Vllaznia 9 herë
Skënderbeu 6 herë
Elbasani 2 herë
Flamurtari 1 herë
Teuta 1 herë
Kukësi 1 herë
HISTORIA
Janë luajtur: 77 Kampionate
Nuk është luajtur: 1938-1945
Nuk janë zhvilluar: 4 Kampionate
Mungesë titulli: 1 kampionat
RENDITJA PËRFUNDIMTARE
Skuadrat Nd P Verdikti
1.Kukësi 36 75 Kampion
2.Partizani 36 72 Evropa Ligë
3.Skënderbeu 36 72 Evropa Ligë
4.Luftëtari 36 44
5.Teuta 36 40
6.Laçi 36 40
7.Vllaznia 36 40
8.Flamurtari 36 40
9.Tirana 36 39 Zbret Kat.1
10.Korabi 36 13 Zbret Kat.1 
Ekuban “tremb” Partizanin, Kievo e mban peng
Edhe pse ka vetëm katër ditë që është mbyllur kampionati i Kategorisë Superiore, Partizani nuk e di ende nëse do të ketë në dispozicion sulmuesin Kaleb Ekuban, të paktën për Ligën e Europës. Futbollisti po mbahet peng nga Kievo, pavarësisht dëshirës së Partizanit për ta kthye, por e ardhmja e tij duket shumë e paqartë. Ekuban ka marrë disa oferta në ditët e fundit, një nga Slovan Bratislava dhe një tjetër nga Egjipti, por që kanë marrë përgjigje negative prej tij. Ekuban aktualisht është nën kontratë me Kievon në Serie A të Italisë, dhe ajo i kërkon që të rinovojë për tre sezone, para se të jepet përsëri në huazim në ndonjë skuadër tjetër. Ndaj më parë duhet zgjidhur kjo çështje, e më pas Partizani duhet të rifillojë bisedimet me klubin italian, dhe me sulmuesin Ekuban.
Sigal