Stavri Nica: Me Besën ishte një ndeshje e fortë, ne nuk po zhgënjejm

103
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Trajneri i Katsrtiotit, Stavri Nica motivon skuadrën, edhe pse e humbën sfidën me kavajsit

Agron KAJA

Stavri Nica u ul në bankinën e Kastriotit pasi u largua kavajasi Dorian Bubeqi, dhe dora e tij është e dukshme. Sepse skuadra krutane ka një ngjitje në tabelën e renditjes. Për gazetën “Telegraf”, Nica tregoi se skuadra ka një ritje në lojë, por jo të gjithë lojtarët janë në formën më të mirë. “Me gjithçka që skuadra ka dhënë në këto javë që unë e drejtoj, drejtuesit dhe vetë lojtarët janë të kënaqur. Së pari nga mënyra stërvitore dhe më pak nga rezultatet që kemi arritur, sidomos pas dy humbjeve me Flamurtarin dhe me Lushnjën. Por për ne e rëndësishme është se ka ndryshim në skuadër, së pari në dëshirën e lojtarëve për të dhënë më të mirën në starvitje dhe në ndeshje. Nga java në javë pjesa më e madhe e lojtarëve po e ngrejnë shumë lojën, e njëherësh janë fizikisht mirë në përballimin e situatave në 90 minutave të ndeshjes”, kështu e nisi bisedën trajneri Stavri Nica i Kastriotit, i cili në këtë bisedë me gazetën “telegraf” u ndal vetëm te skuadra e tij, për të cilën ai mendon se po rritet profesionalisht. “Në këto ndeshje në bankinën e Kastriotit kam konstatuar një  ndarje të lojtarëve. Sepse janë shumë ata që e përballojnë stërvitjen dhe në ndeshje japin maksimumin, por ka edhe disa lojtarë të tjerë që nuk e përballojnë dot fizikisht stërvitjen, njëherësh edhe një ndeshje të plotë 90 minuta. Gjithsesi, duke e bërë një ndarje të tillë unë mendoj se skuadra po ritet profesionalisht. Në punën time unë kështu do këmbëngul, sepse duke parë cilësitë e përkushtimin e pjesës së më madhe të skuadrës, e them me bindje se Kastrioti do jetë në katër skuadrat e para të këtij kampionati”. Në javën e 15-të, Kastrioti humbi minimalisht me Besën, një nga kryesueset e këtyre javëve, por për Nicën dhe skuadrën e tij ka vetëm një përfundim. “Nga java në javë, ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen. Sepse gradualisht ka skuadra që po i formatojnë synimet e tyre dhe kërkojnë të bëjnë më mirë, dhe nga ana tjetër, ka skuadra që kanë dalë nga pritshmëritë dhe do synojnë të shpëtojnë rrezikun. Këtë javë ne humbëm ndaj Besës, e cila tregoi rritje në Fushë Krujë. Jo vetëm se Kastrioti është skuadër që kërkon ngjitje në tabelë, por përballë Besës ishte një skuadër që me gjithë  humbjen, tregoi stabilitet në lojë. Gjatë javës përgatitore, skuadra ka qënë e impenjuar dhe duke qënë të gatshëm me një formacion i plotë dhe hymë në atë sfidë me të vetmin synim, fitoren. Edhe pse humbëm, Kastrioti këtë fundvit mendoj se e mbyll në katërshen e parë të skuadrave”, ishte kjo biseda me trajnerin e Kastriotit Stavri Nica, dje pas ndeshjes Kastrioti-Besa 0-1

Nga Amerika për Superioren, shqiptarët janë me zemër në Shqipëri

Kam tre ditë në kontinentin amerikan ku kam pjesën më vitale të familjes time. Së  bashku me djalin tim, Edvinin, i cili i kaloi dy dekada këtu në Florida, edhe me djem të tjerë nga Korça, Elbasani, Fieri, Kuçova e Tirana, kemi ndjekur në dy ditë ndeshjet e javës së 17-të të Abissnet Superiore, por edhe ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë. Mendova se këtu në Amerikë, shqiptarët do ishin “ftohur” me futbollin e vendit të tyre të origjinës, por kam parë të kundërtën. Të  gjithë ishin të kthjellët, teksa flasin për punën, për familjet e tyre këtej dhe andej, por edhe për aktualitetin sportiv, si pjesë e argëtimit në fundjavë. “Në Amerikë   kemi gjithçka, por ka edhe gjëra të tjera që na mungojnë. Natyrisht që pjesën kryesore e zenë familjarët që kemi në Shqip ri, por një pjesë  e jona e gjen kohën të   ndjekë në ritmikë jetën sportive në Shqipëri”, këto janë fjalët që po më duken si një  refren mallëngjimi, e këtu gjeta kohën tu them se Gazeta “Telegraf” këtë herë po bëhet një Ambasadore e përcielljes së lajmit sportiv shqiptar. Të shtunën dhe të dielën, në Naples u ndesha me një atmosferë sportive tipike shqiptare, ku gara mes djemsh e burrash pasionantë pas futbollit shqiptar u “ashpërsua” me parashikime kur shikonin ndeshjet në televizion. Sepse dikush tregonte histori të kaluara, dhe të tjerët flisnin për familjet e tyre sportive. Pra, këtu në Amerikë nuk gjeta ftohtësinë   që pretendohet ndoshta nga bashkëkombasit tani që jetojnë në këtë shtet të madh, edhe pse kam parë një pjesë të vogël të tyre. Nga Amerika, shqiptarët janë edhe afër me zemër për Superioren.

Vora mban kreun, Erzeni gjen barazimin e katërtë

Të shtunën dhe të dielën u luajtën pesë ndeshje të javës së 15-të në Kategorinë e Parë. Jo vetëm nga rezultatet, por edhe në lojërat që zhvilluan, tre skuadrat e kreut: Vora, Besa dhe Flamurtari treguan stabilitet. Vorakët janë me meritë në krye, ndërkohë që në fundin e renditjes veçohet Erzeni. Sepse shijakasit barazuan në Peshkopi, ku morën një barazim morali ndaj Korabit. Sot mbyllet kjo javë e 15-të  me sfidën e fundit Pogradeci-Burreli.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 15

Datë 7 dhjetor 2024

Lushnja-Apolonia       2-1

Datë 8 dhjetor 2024

Flamurtari-Kukësi       2-0

Kastrioti-Besa 0-1

Valbona-Vora 3-4

Korabi-Erzeni  1-1

Datë 9 dhjetor 2024

Pogradeci-Burreli        13:30

RENDITJA    

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Vora              15        37

2.Besa             15        35

3.Flamurtari     15        35

4.Kastrioti       15        23

5.Lushnja        15        21

6.Burreli          14        20

7.Pogradeci     14        18

8.Kukësi          15        16

9.Apolonia      15        15

10.Korabi        15        13

11.Valbona      15        10

12.Erzeni         15        4