Artan Mergjyshi: Dinamo nuk është suprizë, por realitet që i vlen kampionatit

64
Sigal

SUPERIORE/ Specialisti i futbollit Artan Mergjyshi tregon të veçantat e javës 17-të me një vlerësim

Agron KAJA

Si e përshkruani javën e 17-të për rezultatet që u arritën?

Në javën e 17-të, unë do të veçoja si një plus Dinamon, por jo si një ndeshje suprizë, sepse kjo skuadër po vjen në ngritje. Si çdo javë, mendoj se u zhvilluan ndeshje me rivalitet, pasi të gjitha kërkojnë pikë dhe koefiçienti mbetet pa parashkueshëm.

Ju, ku mendoni se rezultatet ishin jashtë parashikimeve në këtë javë?

Mendoj se në të tre ndeshjet, rezultatet ishin të drejta, pa asnjë surprizë. Thuajse të gjithë ishin në logjikën e tyre dhe skuadrat morrën atë që merituan në fushën e lojës. Duke i parë tre ndeshjet në rezultate, do t’i mendoja interesante si në çdo javë.

Për tre ndeshjet e luajtura, në lojë dhe në rezultat, cilën skuadër veçoni për javën e 17-të?

Patjetër që do veçoja Egnatian dhe Dinamon, jo vetëm për rezultatet, por edhe për vazhdimësinë dhe lojën e mirë rezultative e dominante që po zhvillojnë. Edhe me Laçin këtë fytyrë tregoi, duke zhvilluar ndeshje pozitive javtë pas jave.

Kreu i renditjes ndryshoi provizorisht, mendoni se “Final 4” po merr formë që në këtë fazë të dytë?

Janë profilizuar katër skuadrat e para me Partizanin, Egnatian, Dinamon e më pak me Vllazninë. Egnatia dje e tregoi se do jetë rivale, ndërkohë që  Partizani sot pritet të  marrë  revanshin. Sot edhe Tirana duhet të ketë ndryshim kursi ndaj Teutës.

Edhe në javën e kaluar u largua një trajner, çfarë tregon kjo rrjedhje e bankinave në Superiore?

Më duket si pa kuptim dorëheqia e trajnerit të Elbasanit pas fitores me Bylisin.

Këto janë sinjale jo të mira për një klub profesionist dhe tregon se gjërat nuk po funskionojnë si profesionistë, përderi sa nuk tregohen arsyet e vërteta të largimit.

Cili është vlerësimi juaj për skuadrën më të mirë të javës, trajnerin dhe lojtarin më të mirë?

Ndoshta kam një vlerësim të veçantë, megjithë se janë ëluajtur vetëm tre ndeshje. Por veçoj Dinamon si skuadër, Ilir Dajën si trajner i javës. Ndeshja me Laçin e tregoi këtë vlerësim, edhe pse në pritshmëri dinamovitët mendoheshin fitues.

Java e 17-të nuk ofroi asnjë “derbi” apo ndeshje të veçantë, mbeten të gjitha interesante?

Për deri sa të gjitha skuadrat janë në objektiva, mendoj se asnjë skuadër nuk do dorëzohet javë pas jave. Të gjitha kanë nevojë për pikë dhe të gjitha do kërkojnë të realizojnë objektivat e tyre, dhe kjo mbetet gjëja më pozitive e këtij kampionati.

Sot luhen dy sfidat e fundit të javës 17-të, parashikimi juaj cili do ishte?

Duke ju referur renditjes, mund të themi se Partizani mbetet favorit në Laç, ndër kohë që Tiranën e shoh si të barabartë me Teutën. Ndoshta duhet që skuadra bardheblu të bëjë  kthesën e duhur në  rezultat.

Duke qënë se po i afrohemi fundit të vitit 2024, si e parashikoni renditjen e skuadrave?

Unë parashikoj se në katër skuadrat e para nuk po bind vetëm Vllaznia që po thyhet lehtë dhe nuk po jep garanci. Tre të tjerat do jenë në krye me Partizanin, Egnatian dhe Dinamon. Për zonën e ftohtë, shoh Skënderbeun, Laçin, Teutën e Bylisin.

Nga Korça në Elbasan, Gvozdenoviç përsëri në Superiore


Pa kaluar ende 48 orë nga largimi nga bankina e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dje ishte në banikën e re me AF Elbasanin në Abissnet Superiore. Këtë herë me një përvojë të re kjo për serbin gjatë karrierës së tij në futbollin shqiptar. Një lëvizje surprizë nga Elbasani në javën e kaluar, që nuk e lejoi boshllëkun në këtë kulm të kampionatit, kur skuadra e tij është ende larg pritshmërive.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 17

Datë 8 dhjetor 2024

Egnatia-Skënderb       1-0

Laçi-Dinamo C           0-0

Elbasani-Vllaznia        2-1

Datë 9 dhjetor 2024

Bylis-Partizani             13:30

Tirana-Teuta    17:00

RENDITJA                   

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Egnatia         17        30

2.Partizani       16        29

3.Dinamo C    17        28

4.Vllaznia        17        28

5.Elbasani        17        21

6.Teuta            16        18

7.Tirana           16        17

8.Laçi              17        17

9.Skënderbe    17        14

10.Bylis           16        13

Egntia foli si kampione në fuqi, Vllaznia “godet” Elbasanin

Në ndeshjet e djeshme të javës së 17-të, Egnatia mori kryesimin provizor të  renditjes, pas një fitoreje minimale me Skënderbeun. Në këtë  sfidë, në bankinën korçare ishte tiranasi Ernest Gjoka, i cili e quajti një humbje, e cila erdhi pas një penalltie inekzistente. Gjithsesi, skuadra rrogozhinase mbetet me meritë kryesuese, duke pritur sfidën e sotme të Partizanit në Ballsh. Ndërkohë  që Dinamo nuk u “dorëzua” në  Laç, edhe pse barazimi nuk e kënaqi skuadrën blu. Kjo ishte një nisje me shumë dritëhije, sepse nuk dominuan të gjitha skuadrat vëndase, njëherësh diferencat e skuadrave të kreut mbetën të  pranishme në fushën e lojës. Sepse dje, Egnatia foli si kampione nëa fuqi, ndërsa Vllaznia e goditi Elbasanin në premirën e Gvozdenoviç në bankinë.

Partizani për kreun në Ballsh, Tirana sfidon “Djemtë e detit”

Dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të luhen sot në Ballsh dhe Tiranë, ndeshje të cilat do mbyllin këtë javë dhe do formatojnë renditjen. Janë luajtur 83 ndeshje dhe pritet që sot kuota 85 të tregojë se Partizani e meriton të dirigjojë kreun e renditjes, dhe nga ana tjetër, Bylisi e meriton ti shkëputet fundit të tabelës së renditjes. Por kjo javë do të jetë provë edhe për Tiranën me Maganin në bankinë, njëherësh edhe për Martinin te Teuta. Skuadrat janë afër në renditje me diferencë të ngushtë pikësh, por kjo do të jetë edhe si kryendeshja e javës. Parë në këtë këndvështrim, fitorja për bardheblutë është kapërcim në renditje, ndërsa një barazim apo edhe fitore në transfertë, i mban “Djemtë e detit” në ethet e largimit nga mbijetesa.