Spanja si Italia, zhvendos Superkupën në Arabinë Saudite

431
Sigal

Spanja po ndjek shembullin e Italisë me zhvillimin e Superkupës jashtë vendin Iberik. Në asamblenë e radhës të Federatës Spanjolle të Futbollit pritet të miratohet propozimi për ta zhvendosur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite për 6 vitet e ardhshme.

Federata Spanjolle e futbollit pretendon 30 milionë euro nga Arabia Saudite për 6 vitet e ardhshme. Ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, pasi mbetet për t’u përcaktuar shumë detaje.

Nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të arrihet me vende të tjera, sigurisht në bazë të shumës së parave që ofrojnë për organizimin e këtij eventi.