Renditja përfundimtare e sezonit 2021-2022/ Superiorja ul siparin, por ka ende 2 verdikte të papërcaktuara

259
Sigal

Superiorja ka ulur ditën e sotme siparin e sezonit 2021-2022, teksa 2 verdikte mbeten ende pezull për pak ditë. Bëhet fjalë për biletën e katërt që të dërgon në Europë dhe për sfidën “Play-ut”, mes Egnatias dhe Korabit.

Për sa i përket verdikteve të tjera, Tirana është shpallur kampione, Laçi i Duros, nënkampion, teksa Partizani kompleton podiumin e skuadrave Europiane.

Bileta e katërt do të diskutohet mes Vllaznisë dhe Kukësit. Verilindorët janë renditur në vendin e katër, në rast se Laçi triumfon në finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, në Europë shkon Kukësi, në rast të kundër është Vllaznia që siguron biletën për në Europë nëpërmjet Kupës.

Për sa i përket fundit të renditjes, Skënderbeu dhe Dinamo janë 2 skuadrat që sezonin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Egnatia dhe Korabi, do të masin forcat, me një qëllim të vetëm… elitën.

RENDITJA: