10 gola u shënuan në javën e 14-të të Superiores, ku nga 10 skuadra 3 nuk shënuan, Kukësi, Bylis dhe Laçi. Nga këto gola të kësaj jave mund të veçohet ai që shënoi Theofilus Solomon ndaj Skënderbeut.
Në një terren të vështirë dhe mes dy mbrojtësve sulmuesi i Partizanit nga brenda zonës shfrytëzoi asistin e Asanit duke dërguar topin në trekëndësh. Vlerësime shkojnë edhe për mënyrën e realizimit të golit nga ana e Muçit të Tiranës dhe Grudës së Teutës.
Kjo javë ka pasur ndeshje që janë vendosur nga gabimet portierëve. Kukësi e pagoi shtrenjtë pasigurinë e portierit Tafa te rasti i golit të Vllaznisë, pasi 20-vjeçari nuk arriti të kontrollonte topin e ardhur nga një goditje qëndrore dhe aty përfiton Kalaja që shënon.