Vrasja e Klodian Rashës, Çuçi : Vazhdon hetimi për sjelljen e policisë

50
Sigal

Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende s’janë mbyllur. Ministri i brendshëm Bledi Çuçi në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë sqaron se hetimet e SHÇBA-së lidhur me sjelljen e policit vijojnë ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë.
“Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori I ka gati dhe do t’i çojë shumë shpejt në gjykatë. Një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë.”- tha Çuçi në Përballë.