Itali/ Sekuestrohen 19 kg kokainë

465
Sigal

Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga janë vendosur 2 persona.

Janë mediat italiane të cilat shkruajnë se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi në makinën ku ata po udhëtonin janë gjetur 19 kg kokainë, e ndarë në disa pako.

Policia italiane ka ndaluar një automjet me targa gjermane, në të cilën udhëtonin shqiptarët. Burri i ndaluar është i moshës 33-vjeçare, kurse gruaja 22 vjeçe.

Në rast se kokaina do të shitej në treg, dy shqiptarët do të fitonin 2 milionë euro.

Burri ishte rezident në krahinën e Varezes, kurse gruaja kishte ardhur nga Shqipëria.