Protesta masive në Paris kundër inflacionit dhe rritjes së çmimeve

120
Sigal

Rreth 140,000 njerëz morën pjesë dje në një protestë në Paris kunder rritjes së kostove të jetesës dhe mosveprimit të qeverisë ndaj vështirësive financiare të popullatës.

Marshimi sfidues në Paris vjen tre javë pas nisjes së një greve në rafineritë e naftës që ka shkaktuar mungesa të theksuara karburantesh në të gjithë Francën.

Në disa zona raportohet se makinat kanë mbetur pa naftë dhe autoritetet ndalojnë shitjen e karburantit me bidona.

Demonstrata e djeshme u organizua nga opozita e majtë komuniste e drejtuar nga partia e Jean-Luc Melenchon, “Franca e papërkulur”.Shfaqja e zemërimit vjen pas rritjes së çmimeve dhe kërkon të vërë nën presion qeverinë e Macron për të vepruar kundër rritjes së çmimeve, rritjes së kostove të energjisë, dhe për të taksuar korporatat e mëdha.

Disa protestues mbanin jelekët e verdhë floreshent që u bënë simbol i protestave të mëdha të 2018.

Një grevë e mjeteve të transportit e pritur të martën mund të shkaktojë të tjera trazira.

“Shpresojmë të kemi një javë nga ato që nuk kemi parë shpesh,” tha Melenchon duke folur mbi një kamion në turmë.