Spanja ka arritur të triumfojë në miqësoren përpara fillimit të Botërorit kundër Jordanisë me rezultatin 1-3.
Serinë e golave e hapi Ansu Fati, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 13’. Më pas, në pjesën e dytë ishte Gavi ai i cili shënoi golin e dytë.
Llogaritë i mbylli Niko Uilliams në minutën e 84’, teksa në minutat e fundit, Jordania gjeti golin e nderit.
Kështu Spanja shkon gati në Botëror, ku do të ndeshet në sfidën e parë me Kosta Rikën, teksa më pas do të luajë dhe me Gjermaninë e Japoninë në grupin E.