Luka Talota: “Opinioni në Itali, për shqiptarët e Serisë A”

Gazetari i njohur italian i i sitit “Calciomercato.com” shkruan posaçërisht për gazetën “Telegraf”

 Luka Talota, një nga gazetarët edhe drejtuesit e sitit të njohur italian, Calciomercato.com, dha opinionin e tij për katër lojtarët shqiptarë të Serisë A, Lorik Canën (Lacio), Erjon Bogdanin (Siena), Samir Ujkanin (Kievo) dhe Edgar Çanin (Katania), të shkruar posaçërisht për gazetën “Telegraf”

Sigal

 Për Lorik Canën – “Gjërat po shkojnë gjithmonë e më mirë për Lorik Canën, që me lamtumirën e mundshme të Diakites dhe disa dëmtime të shumta tij është bërë njeriu që mund të mbulojë role të ndryshme. Grinta dhe forca nuk i mungojnë: mbërriti në Romë me nofkën “luftëtari”, në fillim zhgënjeu disi, por tani është duke ia arritur pak nga pak ka gjetur rolin e tij brenda grupit. Si mbrojtës jep dhe vlen më shumë, por nga konkurrenca mund të gjejë sërish hapësirë në mesfushë. Megjithatë, mbulimi është i shkurtër, dhe për këtë Lacio është duke punuar në merkato për të sjellë një mesfushor, që të gjithë e prisnin se do të vinte brenda janarit”.

 Për Erjon Bogdanin – “Bogdani dukej se do të largohej në janar, me Varezen të interesuar seriozisht për të. Në fund, qëndroi te Siena, edhe pse nuk është një titullar. Megjithatë, e njeh ambientin dhe, sigurisht do ta gjejë mënyrën për të qenë në vëmendje dhe të rikthehet i dobishëm për trajnerin; por kampionati i Sienës është shumë i vështirë”.

 Për Samir Ujkanin – “Samir Ujkani u ble nga Kievo, por nuk ka luajtur ende asnjë minutë, me gjithë shitjen e Sorrentinos te Palermo. Dukej se do të ishte titullar, por përkundrazi ende asgjë. Drejtori sportiv Xhovani Sartori ka thënë se, Samiri është një djalë tek i cili besojmë dhe nuk është e rastit që kemi fiksuar të drejtën e blerjes së gjysmës së kartonit të tij. Për Sartorin, është e rëndësishme që Ujkani të tregojë vlerat e tij, çka do të thotë se do t’i japë mundësinë të luajë, përndryshe do të jetë e vështirë”.

 Për Edgar Çanin – “Edgar Cani u ble nga Katania, por nuk është titullar. Drejtori sportiv, Serxho Gasparini tha se është një investim për të ardhmen; për atë do të jetë një hakmarrje e bukur, duke parë se Palermo e kishte shkarkuar. Dhe të luash te Katania, skuadra tjetër e Siçilisë, mund të jetë një motiv krenarie.

  LEGJIONARËT NË FUNDJAVË

 BOGDANI

Sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani, qëndroi në bankinë në humbjen 3-0 me Juventusin, kryesuesin e Serisë A. Bogdani është aktivizuar këtë sezon, vetëm në 11 ndeshje (355 minuta në total) duke shënuar 2 gola.

  UJKANI

Sërish asnjë minutë për portierin shqiptar, Samir Ujkanin, në humbjen 2-0 të Kievos së tij në transfertën me Sampdorian. Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj u aktivizua nga minuta e 46-të për Kievon.

 MEHA

Padeborni i fantazistit Alban Meha fitoi 3-1 në transfertë me Zandhauzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të Bundesligës 2. Mesfushori i Kombëtares sonë luajti deri në minutën e 61-të.

 VILA

PAS Janina e dy lojtarëve të Kombëtares sonë, Andi Lila dhe Emiljano Vila barazoi 0-0 në transfertën me Atromitosin, në kampionatin grek. Mesfushori Vila luajti si titullar, ndërsa Lila ishte i pezulluar.

 MEMUSHAJ

Leçe, skuadra italiane ku aktivizohet Ledian Memushaj, barazoi 2-2 në transfertë me Virtus Entela, për javën e 24-të të Lega Pro 1, në Itali. Leçe përmbysi dy herë dizavantazhin dhe kryeson kampionatin.

 HYKA

Lucerni i Jahmir Hykës pësoi një humbje të turpshme, 4-0, me St.Gallenin, në javën e 21-të të kampionati zviceran. Mesfushori i Kombëtares sonë e nisi takimin si titullar, por u zvëndësua në të 75’ nga Haki Kryeziu.

  Besa-Shkumbini 1-1

 Kavajasit zhgënjejnë në ndeshjen e parë në shtëpi

  Besa dhe Shkumbini ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, në ndeshjen e parë në Kavajë, pas ndëshkimit të dhënë më 6 nëntor 2012, që i detyronte kavajasit të luanin në fushë asnjanëse.

Sulmuesi 18-vjeçar, Darlen Bajaziti, realizoi një gol mbresëlënës në minutën e 12-të, me një silurim perfekt nga goditja e lirë, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Besës. Në pjesën e dytë, sulmuesi Vangjel Mile, i cili fitoi edhe penalltinë e një jave më parë, kur Shkumbini triumfoi 1-0 me Tiranën, i dhuroi skuadrës së tij një tjetër 11-metërsh, të shndërruar në gol në nga Emilano Lluca (62’). Pika e marrë nga trajneri i ri i Besës, Përparim Daiu, i dha fund serisë së katër humbjeve rresht. Me pikën e marrë ndaj peqinasve, Besa u ngjit në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që Shkumbini i vendit të 11-të (pozicion që bie direkt nga Superliga) është në atë 16 pikëve.

 KATEGORIA E PARË

Partizani synon fitoren me Elbasanin

 Partizani dhe Elbasani do të diskutojnë midis tyre, ndeshjen përmbyllëse të javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Partizani mbërrin në “Qemal Stafa” (18:00) pas fitores 2-1 me Butrintin në Sarandë, ndërkohë që elbasanllinjtë pas barazimit pa gola me Kamzën. Të kuqtë, për momentin ndodhen në vendin e pestë, me 31 pikë, katër më pak se Mamurrasi i vendit të dytë (35), pozicion që të çon direkt në Kategorinë Superiore. Klubi i kuq bëri të ditur se, femrat do të hyjnë pa bileta, ndërkohë që vazhdon fushata e abonimeve. Tifozët kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale, për të ardhur sa më shumë tifozë.

Tërbuni mposht 2-0 Kamzën

 Kamza humbi 2-0 me Tërbunin e Pukës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë, takim i luajtur në Laç. Pukjanët fituan me golat e mesfushorit serb Milosh Jedjeviç dhe të Oliver Pepës. Për “djemtë” e Eduard Zhupës, që ndodhen në një konflikt me Bashkinë e Kamzës, kjo ishte humbja e 8-të në 18 ndeshje. Kamza, që sezonin e kaluar luajti në Kategorinë Superiore, ndodhet në vendin e parafundit dhe është favoritja kryesore për të rënë në Kategorinë e Dytë.

KATEGORIA E PARË

Java XVIII

Të shtunën, 23.02.2013

Besëlidhja-Ada             1-0

Lushnja-Butrinti                3-0

Naftëtari-Burreli          2-0

Himara-Dinamo              1-1

Gramshi-Iliria             2-1

Mamurrasi-Pogradeci        4-3

Të dielën, 24.02.2013

Kamza-Tërbuni              0-2

Të hënën, 25.02.2013

Partizani-Elbasani         18:00

RENDITJA

1    Lushnja         18   +20  43

2    Mamurrasi       18   +10  35

3    Pogradeci       18   +6   32

4    Tërbuni         18   +14  31

5    Partizani       17   +1   31

6    Iliria          18   +3   26

7    Dinamo          18   +3   24

8    Burreli         18   -1   23

9    Butrinti        18   -2   23

10   Gramshi         18   -8   23

11   Elbasani        17   -7   19

12   Besëlidhja      18   -4   18

13   Himara          18   -5   17

14   Ada             18   -5   16

15   Kamza           18   -10  16

16   Naftëtari       18   -15  11

 FOTO LAJM

Biletat “luajnë” Norvegji-Shqipëri

 Prej disa ditësh në shumë qytete të Norvegjisë ka filluar shitja e biletave të ndeshjes Norvegji-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Takimi do të luhet më, 22 mars 2013, në stadiumin “Ullevaal”.