Sondazhi i UEFA-s, goli i Cikalleshit zgjidhet si 1 nga 3 më të bukurit (VIDEO)

322
Sigal

Sokol Cikalleshi është padyshim një nga sulmuesit më produktivë të Kombëtares shqiptare. Kavajasi ka qenë së fundmi protagonist, edhe në sondazhin e krijuar nga UEFA për golin më të bukur të realizuar nga jashtë zone për kompeticionin që lamë pas në Ligën e Kombeve.

E në treshen më të mirë përfshihet edhe ai Cikës. Bëhet fjalë për realizim fantastik në Ligën e Kombeve në sfidën ndaj Bjellorusisë, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 0-2 në Minsk, në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, ku kuqezinjtë u renditën në vendin e parë.

Goli i sulmuesit kavajas bëri jehonë në UEFA, ndërsa është edhe nga faqja zyrtare e FSHF-së në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: