Ç’po ndodh tek Brescia? Balotelli i pandreqshëm, përjashtohet nga trajneri në stërvitje

415
Sigal

Mario Balotelli është një nga futbollistët më të vështirë për t’u menaxhuar dhe ky nuk është më një lajm i ri. Trajneri i Brescias, Fabio Grosso e ka larguar nga fusha gjatë një ndeshje stërvitore.

Sulmuesi është detyruar që të largohet kokulur nga fushë para shokëve të tij. “Mario largohu, Mario largohu”, kështu Grosso e ka udhëzuar sulmuesin të dalë jashtë fushës.

Sulmuesi italian u shfaq shumë i nervozuar, ndërkohë që klubi i Brescias ka reaguar duke thënë se “Grosso e largoi gjatë provave taktike të ndeshjes stërvitore”.