Skënderbeu-Egnatia/ Goditje për skuadrën e Gegës, VAR lë me 10 lojtarë vendasit (VIDEO)

145
Sigal

Skënderbeu po luan sot, ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në shtëpi përballë Egnatias. Në sfidë përcaktuese për ecurinë e sezonit dhe shpresën e mbijetesës, korçarët do të kenë nevojë vetëm për tri pikët në këtë takim direkt.

Por gjithçka duket se ka nisur në malore për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega pasi në minutën e 30-të vendasit mbeten me 10-të lojtarë.

Fillimisht Berisha ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xhekson. Gjyqtari Meta më pas ftohet të shohë pamjet me VAR dhe pas 2 minutash, ai i nxjerr kartonin e kuq lojtarit të Skënderbeut.