Sigal

Polonia ka zgjedhur trajnerin e ri pas shkarkimit të teknikut Adam Naualka. Tekniku që do të marrë drejtimin e ekipit është Jerzy Brzeczek. Ekipi polak zhgënjeu në Botërorin e Rusisë duke mbetur në grup dhe kjo detyroi Federatën Polake të Futbollit që të shkarkonte kreun e pankinës.

Në garë për të marrë drejtimin e kombëtares ishte ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi. Përzgjedhja e trajnerit Brzeczek ishte pak e papritur, pasi eksperienca e tij si trajner nuk është shumë e pasur.

47-vjeçari ka drejtuar ekipe në Poloni, por asnjëherë më parë një kombëtare. Ai ka qenë në krye të Rakou, Lehia Gdnask, GKS Kotuice, Uisla Plok. Jerzy Brzeczek është ish-mesfushor i kombëtares polake dhe origjina e tij duket se ka qenë një faktor në këtë përzgjedhje.