Sezoni spektakolar, futbollisti i Kombëtares shqiptare nominohet për çmimin e madh

249
Sigal

Myrto Uzuni është padyshim një ndër futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit, jo më kot 25-vjeçari është nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”, në Hungari, së bashku me Riç Daniel dhe Janos Hahnn.

Talenti beratas, zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari, duke u shndërruar në një lider te ekipi i tij. Falë edhe kontributit të Uzunit, Ferencvaroshi arriti të fitonte me një diferencë të konsiderushme pikësh kampionatin, si dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kampionëve.

Gjasat janë të shumta që Uzuni të fitojë çmimin “Lojtari më i mirë i kampionatit